Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Alarmi pas paralajmërimit për Iranin: Ambasada Amerikane blindon Rinasin

Posted on April 2, 2026 By admin No Comments on Alarmi pas paralajmërimit për Iranin: Ambasada Amerikane blindon Rinasin
Post Views: 2,330

Një ditë pas alarmit për kërcënime të mundshme, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka ndërmarrë hapa konkretë për rritjen e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Përfaqësues të saj kanë qenë të pranishëm në aeroport, ku janë instaluar pajisje kontrolli të prodhuara në SHBA.

Në një njoftim zyrtar, Ambasada thekson se bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane ndihmon në përmirësimin e standardeve të sigurisë për kompanitë shqiptare, si dhe në forcimin e kontrollit kufitar.

Kjo lëvizje vjen pas paralajmërimit të bërë një ditë më parë, ku Ambasada Amerikane u bëri thirrje qytetarëve të saj për vigjilencë të shtuar. Sipas njoftimit, ekziston mundësia që grupe të lidhura me Iranin të synojnë objekte që lidhen me Shtetet e Bashkuara ose me opozitën iraniane në Shqipëri.

Ambasada paralajmëroi gjithashtu se objektiva të mundshëm mund të jenë edhe vende publike dhe të frekuentuara, përfshirë zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

Autoritetet shqiptare nuk kanë raportuar incidente, ndërsa masat e sigurisë në pikat kyçe të vendit pritet të mbeten të shtuara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Interesting

Post navigation

Previous Post: NGJARJE E RËNDË! Gjendet i vdekur një burrë, kishte shenja dhune
Next Post: Shoqja nxjerr sekretet e trishta: Mimoza ka BORXHE të mëdha, uroj të fitojë “Ferma Vip 3” sepse e pret një…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme