Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Moti i keq godet Greqinë! Qeveria mbyll shkollat, 54-vjeçari gjendet i vdkur poshtë makinës së tij

Posted on April 2, 2026 By admin No Comments on Moti i keq godet Greqinë! Qeveria mbyll shkollat, 54-vjeçari gjendet i vdkur poshtë makinës së tij
Post Views: 7,116

Është shënuar viktima e parë për shkak të stuhisë Erminio që goditi Greqinë, ku një burrë mësohet se është gjetur pa shenja jete në një maknë, pasi vendi është përfshirë nga moti i keq me shira të rrëmbyeshëm, stuhi dhe erëra të forta.

Mediat vendase raportojnë se zjarrfikësit kanë nxjerrë nga poshtë një makine një shtetas polak në zonën e Nea Makri-t.

Burri polak mësohet se u rrëmbye nga një përrua dhe ngeci i bllokuar nën një makinë në rrugën Megalou Alexandrou.

Paraprakisht thuhet se polaku afro 54-vjeç doli nga shtëpia e tij, e cila thuhet se ishte përmbytur, pak pas mesnatës. Në rrethana deri tani të panjohura, dyshohet se ai rrëshqiti dhe u bllokua menjëherë nën një makinë, çka solli dhe vdekjen tragjike të tij.

Ndërsa mësohet se shumë shkolla në Greqi vijojnë të jenë të mbyllura për shkak të fenomeneve të forta dhe pluhurit afrikan.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, problemet më të mëdha për shkak të motit janë regjistruar në Atikën lindore dhe jugore, Kretë dhe Peloponez. Deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ata kishin marrë mbi 170 thirrje për prerje pemësh, heqje objektesh, pompim uji dhe ndihmë.

Ndërsa raportohet se dhe gjatë ditës së sotme të gjitha shkollat ​​në Dodekanezë, Ciklade dhe Kretë do të mbeten të mbyllura sot, më 2 prill, për shkak të motit të keq Erminio dhe pluhurit afrikan.

“Funksionimi i të gjitha njësive shkollore të të gjitha niveleve arsimore, në të gjithë territorin e Cikladeve dhe Dodekanezës, pezullohet të enjten, më 2 prill 2026, për mbrojtjen parandaluese të sigurisë publike. Pezullimi vlen edhe për njësitë e Arsimit Parashkollor dhe të gjitha Shkollat ​​Speciale”, njoftoi guvernatori rajonal i Egjeut Jugor, Giorgos Hadjimarkos.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Gruaja vr*et vajzën e saj 14-vjeçare, arsyeja do t’ju TR*NDISË!
Next Post: Pas përplasjes me Ramën/ Spiropali i ndalohet hyrja nga Garda, çfarë ndodhi! Shiko VIDEO-n…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme