Të premten ndodh ndryshimi DRASTIK i motit! Sinoptikania befason: Pas datës 4 Prill prisni…

Views: 0

Meteorologia Lajda Porja tha se dita e enjte dhe e premte do të shoqërohen me shi, ndërsa fundjava do të sjellë mot të mirë dhe temperatura të larta.

Ndërkohë, meteorologia theksoi gjithashtu se tre ditët e para të muajit prill do të shoqërohen me temperatura të ulëta.

Porja theksoi se duke filluar nga data 4 Prill i gjithë vebdi do të përjetojë temperatura të larta dhe mot të kthejellët.

“Do të rishfaqen reshjet e dëborës në zonat malore dhe parashikohet që të mërkurën dhe të enjtën të jenë prezente.

Reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente deri në orët e paradites së ditës së premte, ndërsa fundjava dhe gjithë java tjetër do të sjellë temperatura mjaft të larta dhe mot të kthjellët,

duke sjellë pranverën e munguar. Pas datës 4 Prill pritet të kemi rritje të temperaturave me vlera deri në 19-20 gradë, duke na sjellë pranverën”, u shpreh meteorologia.

Leave a Comment