Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Qeveria Rama hap “thesin”/ Shteti DHURON 10 mln lekë për Shqiptarët, ja kush përfiton nga vendimi

Posted on April 1, 2026 By admin No Comments on Qeveria Rama hap “thesin”/ Shteti DHURON 10 mln lekë për Shqiptarët, ja kush përfiton nga vendimi
Post Views: 3,128

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në konferencë për shtyp këtë të martë, 31 mars, ku po flet për miratimin e Skemës Kombëtare Mbështetëse për Fermerët.

Është një skemë që ne e kemi konsoliduar së bashku me fermerët në të gjithë territorin, në një dëgjesë me ta, që do ta prezantojmë sot”, u shpreh ai, duke theksuar se qeveria ka akorduar një buxhet prej 5.2 milionë lekë për këtë nismë.

“Do të mbështesim të gjitha aplikimet apo projektet, që janë investimet në sera, pemë frutore, vreshta, stalla, mekanikë bujqësore, agroturizëm…Do të hapim investime për thirrje të reja, për fermerët e rinj të cilët do të mbështeten me 10 milionë lekë ose 10 mijë euro grant, kryesisht në blegtori. Për ndërtimin e staneve për blegtorët me grant diku te 3 milion lekë, për pajisje dhe makineri bujqësore me grant 500 mijë lekë, ku përfshihen tankerat për ruajtjen e qumështit dhe vajin e ullirit.

Prioritet do ketë në blegtori, ku për gjedhë nga 10 mijë lekë në 12 mijë lekë, për të imtat nga 1200 lekë në 1500 lekë, ku dyfishohet për bletën nga 1 mijë lekë në 2 mijë lekë, që është një nga mbështetjet që i kemi dhënë bletarisë. Kemi rreth 600 mijë koshere dhe duam ta çojmë në vitin 2027 në 1 milion”, deklaroi Salla.

“Për herë të parë, japim 7 mijë lekë për dosën, në sektorin e derrit. Është një masë e re që e kanë adresuar fermerët”, shtoi ai.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Selin i permendet video qe po xhiron rrjetin
Next Post: Moti drejt fenomenit të pazakontë! Ekspertët: Mund të kemi një “Super El Niño” gjatë verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme