Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Tanja Porja: Ndryshim drastik i motit, prilli do t’ju befasojë keq

Posted on March 31, 2026 By admin No Comments on Tanja Porja: Ndryshim drastik i motit, prilli do t’ju befasojë keq
Post Views: 6,417

Muaji prill do të nisë me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe temperatura të ulëta, duke sjellë kushte më tipike dimri, të paktën në ditët e para të tij.

Meteorologia Tanja Porja, gjatë një lidhjeje në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, bëri të ditur se dita e sotme paraqitet me reshje në pjesën më të madhe të territorit, kryesisht në zonat jugore, ndërsa në qendër ato janë më të pakta dhe skaji veriperëndimor mund të mbetet pa reshje.

Sipas saj, janë rikthyer edhe reshjet e dëborës në lartësitë mbi 900–1000 metra mbi nivelin e detit, fenomen që pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.

“Muaji prill hyn me reshje dhe temperatura thuajse dimërore, të paktën në tre ditët e para,” u shpreh Porja, duke shtuar se moti do të mbetet i paqëndrueshëm edhe më pas, pavarësisht disa përmirësimeve të lehta gjatë fundjavës.

E mërkura do të shoqërohet me rrebeshe afatshkurtra, kryesisht në jug dhe juglindje, ndërsa në zonat e thella malore priten reshje dëbore. Edhe dita e enjte do të sjellë reshje, kryesisht në jug dhe pjesërisht në qendër. Nga e premtja deri të dielën, reshjet pritet të jenë më të pakta.

Sa i përket temperaturave, në zonat malore vlerat minimale do të zbresin në 0–1°C gjatë mëngjesit, ndërsa në mesditë maksimalet nuk do të kalojnë 17°C deri në fund të javës.

Ndryshimi pritet të vijë në fundjavë, kur temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, sidomos në orët e mesditës. Dita e diel parashikohet të jetë më e ngrohtë, me temperatura maksimale që mund të arrijnë deri në 21°C. (A2 Televizion)

Interesting

Post navigation

Previous Post: Pezullohet nga detyra kreu i IMT-së Rigers Sheqeri, dyshohet për abuzim me lejet e ndërtimit
Next Post: Moti drejt fenomenit të pazakontë! Ekspertët: Mund të kemi një “Super El Niño” gjatë verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme