Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Lajm i keq për emigrantët/ Rikthehen rregullat e forta, nuk do keni me leverdi te rrini

Posted on March 31, 2026 By admin No Comments on Lajm i keq për emigrantët/ Rikthehen rregullat e forta, nuk do keni me leverdi te rrini
Post Views: 13,804

Mes shtrëngimit të politikave të emigracionit, Bundestagu gjerman përgatitet të shfuqizojë marrjen e nënshtetësisë së përshpejtuar në rast integrimi të shkëlqyer në shoqëri, një rregull ky i vendosur nga qeveria e mëparshme.

Prej më shumë se një viti, në vend ishin në fuqi rregulloret e shkurtuara për marrjen e nënshtetësisë, në bazë të të cilave marrja e nënshtetësisë ishte e mundur pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë viteve si më parë.

Ndërkohë, në rastin kur kishte përpjekje të veçanta për integrimin, natyralizimi i përshpejtuar bëhej i mundur edhe pas vetëm tre vitesh. Por koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve, CDU/CSU dhe SPD tani dëshiron ta shfuqizojë këtë opsion. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt tha se “natyralizimi turbo”, siç quhej ndryshe, i vendosur nga qeveria e koalicionit të mëparshëm ishte i gabuar.

Qëndrimet për heqjen e marrjes së përshpejtuar të nënshtetësisë janë të ndryshme. Kryetari i Këshillit Gjerman të Ekspertëve për Integrimin dhe Migracionin, Winfried Kluth, e konsideron këtë veprim të arsyeshëm sepse me këtë korrigjohet përshtypja, se qasja në shtetësinë gjermane është shumë e lehtë.

Kurse studiuesi i migracionit Herbert Brücker i Institutit për Kërkime të Punësimit ka paralajmëruar se ky ndryshim do të zvogëlonte nxitjen për njerëzit me kualifikim të lartë për të ardhur në Gjermani.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Nënë e bijë bien me makinë në det, ajo se çfarë ndodhi më pas do t’ju habisë!
Next Post: Pezullohet nga detyra kreu i IMT-së Rigers Sheqeri, dyshohet për abuzim me lejet e ndërtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme