Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Nënë e bijë bien me makinë në det, ajo se çfarë ndodhi më pas do t’ju habisë!

Posted on March 31, 2026 By admin No Comments on Nënë e bijë bien me makinë në det, ajo se çfarë ndodhi më pas do t’ju habisë!
Post Views: 3,462

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Siracusa të Italisë, ku një turiste britanike dhe vajza e saj 5-vjeçare u shpëtuan pasi makina ra në det në ujërat e portit të vogël të Ortigia.

Sipas raportimeve, gruaja humbi kontrollin e mjetit gjatë një manovre dhe makina ra menjëherë në det. Britmat e saj dhe të vajzës tërhoqën vëmendjen e dy kalimtarëve, të cilët u hodhën në ujë dhe arritën t’i nxirrnin të dyja nga rreziku në kohë rekord.

Në vendngjarje mbërritën policia lokale dhe zjarrfikësit. Pasi kontrolluan që gjendja shëndetësore e nënës dhe vajzës ishte e mirë dhe ato refuzuan ndihmën e mjekëve të urgjencës, u nisën operacionet për nxjerrjen e makinës nga uji.

Gjatë operacionit u rikuperuan edhe dokumentet, celulari dhe sende të tjera personale të gruas që kishin mbetur brenda makinës. Përveç kësaj, u riparua edhe zinxhiri i sigurisë dhe pengesat e betonit që ishin hedhur në det nga impakti i fortë i makinës.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Aksident i rëndë, ndërron jetë i riu shqiptar
Next Post: Lajm i keq për emigrantët/ Rikthehen rregullat e forta, nuk do keni me leverdi te rrini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme