Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

NGRIHET ALARMI – Nëse kjo gjë vazhdon edhe tre javë, ka rrezik që Shqipëria të mbetet pa naftë

Posted on March 31, 2026 By admin No Comments on NGRIHET ALARMI – Nëse kjo gjë vazhdon edhe tre javë, ka rrezik që Shqipëria të mbetet pa naftë
Post Views: 539

Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, ka sqaruar formulën e kostos së shitjes së naftës në Shqipëri, duke theksuar se kompanitë aktualisht operojnë pa fitim.

Në këtë krizë kompanitë kanë zero fitim. Nuk bëj presion, unë jam ekonomist. Me këto çmime rrezikojmë ta lëmë Shqipërinë pa naftë. Nuk e di deri ku mund të shkojë çmimi, por varianti më optimist, nëse lufta vazhdon edhe tre javë, është që të rritet edhe 50 lekë,” tha Aliaj.

Ai shpjegoi se nafta ka dy çmime në doganë shqiptare: fizik dhe financiar.

“Pa fituar fare, vetëm me taksat kombëtare dhe tarifat e tjera, çmimi i naftës shkon nga 103 lekë në 208 lekë për litër. Vetëm shpenzimet e siguracionit, pagat dhe tarifat e tjera e çojnë çmimin në 227 lekë për litër, ndërsa bordi vendos 218. Dhe të mos harrojmë, këto janë vetëm taksat kombëtare në doganë, sepse ka edhe 37 taksa të tjera,” u shpreh ai.

Aliaj shtoi se kontratat e naftës hartohen çdo ditë dhe se BP ka bërë marrëveshje me kompanitë shqiptare për futjen e mallit në magazinat doganore.

“Malli në magazinë është i pambyllur në vlerë. Nafta ka dy çmime, fizik dhe financiar. Të kesh naftë të mbyllur në magazinë është më e pasigurt se të shkosh në kazino dhe ta lësh në ruletë,” tha ai, duke nënvizuar pasigurinë e tregut.

Interesting

Post navigation

Previous Post: E rëndë/ Të shtëna me armë zjarri në një shkollë, ndërron jetë 13-vjeçari
Next Post: Ndërsa varroste vajzën e saj,nëna pa një flluskë në buzët e saj.Nuk do ta besoni çfarë ndodhi më pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme