Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Lajmi i bujshëm! Shqipëri-Greqi në kohë rekord, kur do të jetë gati autostrada e re?

Posted on March 31, 2026 By admin No Comments on Lajmi i bujshëm! Shqipëri-Greqi në kohë rekord, kur do të jetë gati autostrada e re?
Post Views: 825

Mediat greke shkruajnë se boshti rrugor do të lehtësojë aksesin në Shqipëri, si dhe në vende të tjera të Ballkanit jugperëndimor. “Duket se është çështje kohe projekti “Janinë-Kakavijë”. Pasi të përfundojë, do të jetë pjesë e “Korridorit Blu”, një rrjet rrugor 1,500 km e cila do të shtrihet nga Italia në Kalamata.

Që nga fundi i marsit të kaluar është dhënë pagesa e parë prej 10.58 milionë eurosh, e cila ka të bëjë me furnizimin me materiale ose makineri dhe shpenzimet për instalimet e para dhe kostot e tjera fillestare të projektit.

Tani projekti duket se ka hyrë në shinat e zbatimit dhe punimet e para parashikohen të fillojnë brenda periudhës së ardhshme. Boshti i ri rrugor 69.5 km i gjatë është boshti vertikal perëndimor i Autostradës Egnatia dhe është pjesë e Rrjetit Trans-Evropian të Transportit (Orient East Med), dhe pritet të përfundojë pak para fundit të vitit 2029.

Është vazhdimësi e autostradës joniane nga Janina në kufirin greko-shqiptar në zonën e Kakavias, duke kaluar prefekturën e Janinës. Projekti përfshin dy nën-seksione:

Boshti i ri rrugor do të shënojë rritjen e sigurisë rrugore, kursimin e kohës, adresimin e problemeve të aksesueshmërisë dhe lidhjes së zonave gjeografikisht të izoluara dhe të paarritshme të Njësisë Rajonale të Janinës dhe lehtësimin e aksesit në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit Jugperëndimor.

Kjo rrugë është pjesë e boshtit rrugor Adriatiko-Jon 1,500 km të gjatë (“Korridori Blu”) e cila shtrihet përgjatë brigjeve të detit Adriatiku dhe Jon, dhe lidh Kalamatën (Greqi) me Triestën (Itali) nga Shqipëria” shkruan media greke.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Si do të jetë moti në prill? Meteorologia na ‘paralajmëron’ kur vjen pranvera
Next Post: Spanja ‘sfidë’ të hapur Donald Trump. Merr këtë vendim kundër SHBA-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme