Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Çfarë ndodhi? Katër banorët do të lënë shtëpinë e BBV, ja arsyeja

Posted on March 31, 2026 By admin No Comments on Çfarë ndodhi? Katër banorët do të lënë shtëpinë e BBV, ja arsyeja
Post Views: 1,922

Selin, Brikena, Mali dhe Miri janë banorët më të vjetër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ata kanë 100 ditë në këtë rrugëtim të tyre në këtë reality show.

E për këtë arsye, Vëllai i Madh ka menduar që t’i surprizojë. Ditën e sotme ka hyrë një zarf i bardhë në shtëpi, në të cilën shkruhej se katër banorët do të dalin një xhiro me makinë.

“Banorë, kanë kaluar 100 ditë që nga momenti që shtëpia e ‘Big Brother VIP 5’ ndezi dritat për herë të parë.

Për katër prej jush që janë bërë pjesë e shtëpisë që nga dita 1, kanë qenë 100 ditë me përballje, lot, të qeshura, kujtime dhe do mbeten gjatë.

Brikena, Mal, Miri, Selin, duke qenë se jeni banorët më të vjetër të shtëpisë, mbrëmja e sotme për ju do të jetë ndryshe. Vëllai i Madh iu njofton se do të dilni për herë të parë jashtë shtëpisë. Ju pret një xhiro me makinë”, shkruhej në zarfin e bardhë.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin tim e kanë…
Next Post: “Edhe pse akoma në gjendje të rëndë”, Luiz Ejlli jep një njoftim pasi u lëndua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme