Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin tim e kanë…

Posted on March 31, 2026 By admin No Comments on Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin tim e kanë…
Post Views: 4,697

Seanca në Gjykatën e Posaçme ku pritej të dëshmonte Mustafa Martinaj për çështjen e pronave të të birit dhe personave të lidhur me të u shty për shkak të mungesës së dy prokurorëve të çështjes.

Pas përfundimit të seancës, Martinaj u shpreh për mediat duke konfirmuar se djali i tij, Ervis Martinaj, “është ekzekutuar në Durrës”, duke shtuar se për këtë çështje ai kishte dhënë shpjegime edhe para Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku ishte paraqitur me iniciativën e tij dy muaj pas ngjarjes. Ai kritikoi hetimet, duke deklaruar se autoritetet “nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit”.

I pyetur nëse ndihet i interesuar mbi punën e Prokurorisë së qytetit, ai tha se nuk kishte fuqi për hakmarrje dhe se ishte paraqitur vetëm për shkak të thirrjes së gjykatës, duke përmendur edhe gjendjen e tij shëndetësore dhe disa ndërhyrje mjekësore.

Seanca e radhës u shty për dy javë, ndërkohë që vazhdon gjykimi mbi kërkesën e SPAK për konfiskimin e disa pasurive. Të pranishëm në gjykatë ishin edhe dy dëshmitarë të tjerë të thirrur nga SPAK. Ervis Martinaj kishte rezultuar i zhdukur që prej 9 gushtit 2022, dhe autoritetet nuk kanë dhënë kurrë konfirmim zyrtar për fatin e tij.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Aksident I FRKSHËM! Autobusi i mbushur me fëmijë përplaset me një makinë
Next Post: Çfarë ndodhi? Katër banorët do të lënë shtëpinë e BBV, ja arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme