Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Zgjidhet drejtori i Policisë së Shtetit/ Ja kush do ta zëvendësojë Ilir Prodën (FOTO-EMRI)

Posted on March 31, 2026 By admin No Comments on Zgjidhet drejtori i Policisë së Shtetit/ Ja kush do ta zëvendësojë Ilir Prodën (FOTO-EMRI)
Post Views: 404

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u miratua vendimi për dhënien e gradës “Drejtues Madhor” dhe emërimin e Skënder Hita në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se vendimi është marrë mbi bazën e meritës, profesionalizmit dhe integritetit.

Hita rezultoi ndër kandidatët më të vlerësuar në një proces konkurrues, duke treguar përvojë të spikatur, vizion strategjik dhe angazhim ndaj ligjit dhe qytetarëve.

“Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Drejtimi i saj kërkon aftësi profesionale, ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë,” tha Lamallari,

duke theksuar se nën drejtimin e Hitës, institucionet do të vazhdojnë të forcojnë performancën dhe të rrisin besimin e qytetarëve.

Sipas ministrit, emërimi i Hitës synon të përmbushë misionin e Policisë së Shtetit në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës.

Interesting

Post navigation

Previous Post: I fundit! Ambasada e SHBA ben lajmerimin qe prek te gjithe shqiptaret qe…
Next Post: Lajm i mirë për Kosovën në prag të ndeshjes historike me Turqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme