Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Nuk do ta besoni: Ja sa mund të zgjasë lufta me Iranin

Posted on March 27, 2026 By admin No Comments on Nuk do ta besoni: Ja sa mund të zgjasë lufta me Iranin
Post Views: 2,042

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë aludimet se konflikti në Lindjen e Mesme po shkon drejt një “lufte të pafundme”, duke deklaruar se operacionet ushtarake do të çojnë në “një epokë paqeje” dhe, sipas tij, në demokraci për Iranin.

Në një intervistë për Fox News, Netanyahu tha: “Kjo nuk është një luftë e pafundme. Në fakt, kjo është diçka që do të sjellë një epokë paqeje për të cilën as nuk kemi ëndërruar.”

Ai përsëriti pretendimin se ndërhyrja ishte e nevojshme për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore, megjithëse nuk paraqiti prova konkrete se Teherani ishte pranë realizimit të këtij objektivi.

Qëndrimi i Netanyahut dhe i presidentit amerikan Donald Trump bie ndesh me vlerësimet e inteligjencës amerikane, sipas të cilave Irani është rreth një dekadë larg zhvillimit të një rakete balistike ndërkontinentale “ushtarakisht të qëndrueshme”.

Në një intervistë për CNN, Trump deklaroi se nuk dëshiron që konflikti të zgjasë shumë dhe se kishte parashikuar një kohëzgjatje prej katër javësh. “Jemi pak përpara afatit”, tha ai, duke shtuar se “vala e madhe” e sulmit amerikan ndaj Iranit ende nuk ka ardhur.

Ai theksoi se objektivat e SHBA-së janë: shkatërrimi i kapaciteteve raketore të Iranit, neutralizimi i marinës së tij, ndalimi i ambicieve bërthamore dhe ndërprerja e furnizimit me armë për grupet militante. Trump nuk përjashtoi as mundësinë e dërgimit të forcave tokësore.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga
Next Post: Gjinekologia jep lajmin e keq për femrat dhe meshkujt që nuk kryejnë mar*dhënie in*ime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme