Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Tjetër dramë për familjen e njohur, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrsjen

Posted on March 27, 2026March 27, 2026 By admin No Comments on Tjetër dramë për familjen e njohur, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrsjen
Post Views: 2,301

Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi, në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës.

Ditën e sotme, vajza e mitur e kësaj familje ka tentuar të hidhet nga kati i tretë i pallatit ku ajo banon me nënën dhe dy motrat e saj e një vëlla më të vogël në moshë.

Në vendngjarje, e mitura u shpëtua nga një banor i lagjes i cili u gjend në momentin që e mitura po tentonte të hidhej nga ballkoni.

Ky nuk është rasti i parë për 14-vjeçaren, e cila në 4 tetor 2025 është vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime për shkak të rënies mbi tarracën e një kasolleje që ndodhej poshtë pallatit.

Edhe dy ditë më parë, ajo sërish ka dashur të vetëhidhet por është shpëtuar nga policia.

Ajo që ngre shqetësim të madh mbi këtë rast, është fakti se e mitura shfaq një sjellje shumë agresive së bashku me dy motrat e saj, ndërsa sipas informacioneve, ato janë dërguar disa herë në spital në kryeqytet për ndihmë më të specializuar psikiatrike, por ato nuk kanë pranuar asnjëherë të marrin mjekimet e duhura

Këto ngjarje të njëpasnjëshme ngrenë pikëpyetje edhe për mënyrën se si institucionet kompetente, në këtë rast bashkia e Korçës me sektorin e shërbimit social si edhe prefektura, të cilët nuk kanë marrë masat e duhura duke lënë jashtë vëmendjes këtë familje dhe më konkretisht vajzën e mitur 14 vjeçare dhe dy motrat e saj më të vogla.

Nga ajo që mësohet nga burimet, bëhet me dije se e mitura nuk pranon të jetojë në banesën ku rri bashkë me nënën dhe motrat, po ashtu ka shfaqur shenja të rënda agresiviteti kundrejt edhe vetë nënës së saj, e kundër policisë, pasi nuk dëshiron që kjo e fundit të afrohet afër saj, kundër psikologeve dhe sociologeve po ashtu edhe kundër stafit mjekësor, që ka qenë në vendngjarje.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Bordi i Transparencës: Duke nisur nga sot çmimi i naftës do shitet jo më shumë se 203 lekë/litri
Next Post: Pas humbjes spektakolare, Sllovaki “e njeh” Kosovën, JA PSE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme