Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Nuk ka pranverë për Ballkanin! Fronti polar sjell gjysmë metri dëborë në Kroaci, moti i keq nuk do të “kursejë” as Kosovën

Posted on March 27, 2026 By admin No Comments on Nuk ka pranverë për Ballkanin! Fronti polar sjell gjysmë metri dëborë në Kroaci, moti i keq nuk do të “kursejë” as Kosovën
Post Views: 1,860

Bora ka filluar të mbulojë disa pjesë të Kroacisë, dhe meteorologët parashikojnë që ky front polar të prekë edhe vende të tjera të Ballkanit.

Që nga mbrëmja e kaluar, reshjet e dëborës kanë prekur veçanërisht zonën e Gorski Kotar dhe rajone në veri-perëndim të Kroacisë. Për zonën rreth Gospiçit, autoritetet lëshuan paralajmërime për mundësinë që shtresa e borës të mbërrijë deri në 50 centrimetra.

Përreth kryeqytetit Zagreb sakaq, është aktivizuar paralajmërimi portokalli për erë të fortë nga veriu dhe veriu-lindja, me shpejtësi që në disa vende mund të arrijë deri në 90 km/orë.

Meteorologët parashikojnë se reshjet e shiut do të kalojnë gradualisht në borë në disa zona, duke krijuar shtresa 20 deri 40 centimetra në terrene malore, në varësi të lartësisë. Mediat në Prishtinë pohojnë sakaq se moti i keq, me shumë gjasë nuk do të kursejë as Kosovën.

Ekspertët flasin për afrimin e një fronti polar, që po sjell temperaturë të ulët në zemër të Europës edhe pas daljes nga stina e ftohtë, e përpos dëborës në disa pjesë të Ballkanit, ai duket se do të risjellë acarin edhe në Francë, veçanërisht në Lion.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Ndeshja Poloni vs. Shqiperi Live, ja ku mund ta shikoni..
Next Post: E pazakontë për Kombëtaren shqiptare, Polonia merr vendimin para gjysmëfinales së “play off”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme