Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Kush do të “shkundet” këtë herë? Rama kryen takimim URGJENT, çfarë pritet të ndodhë në…

Posted on March 27, 2026 By admin No Comments on Kush do të “shkundet” këtë herë? Rama kryen takimim URGJENT, çfarë pritet të ndodhë në…
Post Views: 1,548

Një javë pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe takimeve të zhvilluara çdo ditë me ministrat e kabinetit të tij, kreu i qeverisë dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë këtë të shtunë grupin parlamentar të PS-së dhe ministrat e tij.

Burime për mediat konfirmojnë se ky takim “retreat” mes socialistëve do të mbahet ditën e shtunë, 28 mars, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Mbledhja do të hapet në orën 11:00 nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e më pas fjalën do ta marrë kryeministri Edi Rama, i cili pritet të vendosë theksin te prioritetet politike dhe qeverisëse për muajt në vijim.

Nga detajet e zbuluara deri më tani mësohet se ky takim do të ketë në fokus një analizë të thelluar të punës së institucioneve kryesore, si dhe rritjen e bashkëpunimit mes deputetëve dhe strukturave ekzekutive.

Po ashtu, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet reformës administrativo-territoriale, ku bashkëkryetari i PS për këtë proces, Arbjan Mazniku, do të paraqesë progresin dhe hapat e ardhshëm në funksion të riorganizimit më efikas të pushtetit vendor.

Në vijim të agjendës, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, pritet të prezantojë strategjinë e re të komunikimit, e cila synon të përmirësojë ndërveprimin me publikun dhe transparencën institucionale.

Vlen të theksohet se ky takim mes socialistëve do të vijë vetëm një javë pas Asamblesë Kombëtare e cila u zhvillua në Lalëz, ku dhe y ndryshuan disa prej drejtuesve politikë të Ps-së nëpër qarqe.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Kapriçot e motit/ Vjen “dimri” në Pranverë, befasia: Reshje shiu dhe dëborë në zonën…
Next Post: Ndeshja Poloni vs. Shqiperi Live, ja ku mund ta shikoni..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme