Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas parashikimeve të bëra raportohet se moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shtim. Ndërsa në mbrëmje do të kemi një mot kryesisht të vranët.
Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në ekstremin verior të vendit por me intensitet të ulët.
Pas orëve të mesditës dhe kryesisht pasdite, reshjet e shiut parashikohet të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët.
Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore parashikohen të fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, në verilindje – lindje – juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.