Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“O kukull me fija…do shkosh të takosh Zotin?” KËRCËNOHET me jetë Adriana Kalaja

Posted on March 26, 2026 By admin No Comments on “O kukull me fija…do shkosh të takosh Zotin?” KËRCËNOHET me jetë Adriana Kalaja
Post Views: 1,056

Avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë përmes një mesazhi që i ka mbërritur në rrjetet e saj sociale. Rasti është bërë publik nga gazetari Elton Qyno, i cili ka raportuar se kërcënimet kanë ardhur nga një profil i rremë në “Facebook”, me emrin “Klaus Bianconeri”.

Sipas asaj që është raportuar së fundmi, personi në fjalë i ka dërguar Kalasë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke ngritur shqetësim lidhur me sigurinë e saj.

“…o kukull me fija! Bëj të fala Saliut dhe Sorosit. E di ti kukull me fija qi punon për mua pa vetëdijen tënde? Rama, bosi jot është kukulla ime me fija!Të kanë njoftuar kush jam unë teta? Çoj njerëz me pushime unë!Do të shkosh me pushime ti teta? Do të takosh zotin…?”, mesazhi që thuhet se i ka mbërritur avokates.

Pas kallëzimit që avokatja ka bërë pranë autoriteteve dhe verifikimeve paraprake, Policia e Tiranës ka përgatitur materialin procedurial dhe e ka referuar atë në Prokurorinë e Tiranës, duke kërkuar nisjen e ndjekjes penale ndaj autorit të dyshuar.

Hetuesit kanë marrë në pyetje Adriana Kalajën dhe kanë sekuestruar komunikimet elektronike si prova materiale. Ndërkohë, pritet që përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe procedurave të letërporosisë me platformën “Facebook”, të bëhet i mundur identifikimi i adresës IP dhe lokalizimi i personit që qëndron pas profilit të rremë.

Materiali hetimor është regjistruar që në muajin shkurt 2026 dhe aktualisht ndodhet në fazën e verifikimeve të mëtejshme, ndërsa pritet caktimi i një prokurori për të vijuar procedurat hetimore.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Skandal në QSUT! Ministrja Sala e pranon: Pas datës 20 nuk bëhen analizat për të shtruarit, nuk kemi fonde
Next Post: Lajm i madh/ Për herë të parë në Shqipëri , sapo e lajmeroi Rama! Gjeja me e mirë që prisnin të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme