Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Skandal në QSUT! Ministrja Sala e pranon: Pas datës 20 nuk bëhen analizat për të shtruarit, nuk kemi fonde

Posted on March 26, 2026 By admin No Comments on Skandal në QSUT! Ministrja Sala e pranon: Pas datës 20 nuk bëhen analizat për të shtruarit, nuk kemi fonde
Post Views: 2,508

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala ka pranuar se në QSUT pas datës 20 nuk do të mund të kryhen analiza për të shtruarit,

për shkak të mungesës së fondeve Ajo tha se po mblidhen të gjitha të dhënat dhe do të bëhet më pas vlerësimi për adresimin e problemit dhe zgjidhjen e tij.

“Aktualisht po vlerësojmë, kemi të gjithë të dhënat, e mbi bazën e të dhënave planifikimin e mirë të shërbimit. Nuk duhet të mungojnë analizat dhe këtë po e adresojmë dhe do ta zgjidhim brenda këtij viti”, tha ministrja.

Po ashtu ajo tha se qeveria ka miratuar sot disa ndryshime sa i takon funksionimit të Komisionit të Çmimeve të Barnave.

Ky hap sipas saj synon të rrisë transparencën në përcaktimin e çmimeve, të përshpejtojë procedurat administrative dhe të garantojë furnizimin e qëndrueshëm të barnave, veçanërisht të atyre që janë të vetmet në treg.

Interesting

Post navigation

Previous Post: “Për fat të keq”, Kiara rrëfen incidentin që i ka ndodhur Luizit
Next Post: “O kukull me fija…do shkosh të takosh Zotin?” KËRCËNOHET me jetë Adriana Kalaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme