Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Aksident në Rrugën e Kombit, plgosen 4 persona, një grua mbetet e bllokuar në makinë

Posted on March 26, 2026 By admin No Comments on Aksident në Rrugën e Kombit, plgosen 4 persona, një grua mbetet e bllokuar në makinë
Post Views: 4,931

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës me Harqe, ku janë përplasur dy automjete, një minikuper dhe një automjet tip “Golf 6”.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe një grua, e cila ka mbetur e bllokuar për disa minuta brenda mjetit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara.

Ajo është nxjerrë me ndihmën e shërbimeve të emergjencës.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë, policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Përgatituni/ Moti bën kthesën e fortë , ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat sot
Next Post: “Për fat të keq”, Kiara rrëfen incidentin që i ka ndodhur Luizit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme