Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Greqia rrit sërish pagën minimale, ja sa euro në muaj do të marrin të gjithë punonjësit! Përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë

Posted on March 26, 2026 By admin No Comments on Greqia rrit sërish pagën minimale, ja sa euro në muaj do të marrin të gjithë punonjësit! Përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë
Post Views: 4,331

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi rritjen e pagës minimale mujore në 920 euro, një rritje prej 40 eurosh nga viti i kaluar, që përkthehet në një përfitim vjetor afërsisht gjysmën e një page

Kjo është rritja e gjashtë me radhë që nga viti 2022, me një përparim të akumuluar prej +41.5% që nga viti 2019. Përveç pagës minimale, rritja përfshin edhe skemat e trevjeçareve, nivelet e pagave në sektorin publik dhe disa përfitime shtesë.

Mitsotakis theksoi se në këtë periudhë komplekse, stabiliteti dhe uniteti i brendshëm janë çelësi për fuqinë kombëtare dhe ndikimin përtej kufijve.

“Fuqia për të dalluar të rëndësishmet nga të parëndësishmet në një botë që ndryshon, është ajo që duhet të udhëheqë vendin tonë”, tha kryeministri grek.

Rritja do të hyjë në fuqi më 1 prill, ndërsa mbetet objektivi për një pagë minimale prej 950 euro deri në vitin 2027.

Sipas autoriteteve, përfitimi i punonjësve nën 30 vjeç është edhe më i madh për shkak të përfitimeve fiskale dhe përjashtimeve nga taksat, ndërsa rritja e pagës minimale ka ndikim edhe në përfitime të tjera sociale dhe nivele pagash në sektorin publik dhe privat.

Nga kjo rritje do të përfitojnë edhe të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Panorama

Interesting

Post navigation

Previous Post: Përleshje për një vend parkimi, ka te plgosur
Next Post: E trishtë/ Ngatërruan shënjestrën, vrtet futbollisti i njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme