Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Moti bën kthesën drastike sot, ja çfarë pritet

Posted on March 26, 2026 By admin No Comments on Moti bën kthesën drastike sot, ja çfarë pritet
Post Views: 531

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shtim, në mbrëmje mot kryesisht i vranët.

Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në ekstremin verior të vendit por me intensitet të ulët. Gradualisht pas orëve të mesditës dhe kryesisht pasdite reshjet e shiut parashikohet të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 23 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 1 gradë celcius.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore parashikohen të fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, në verilindje-lindje–juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në periudha afatshkurtra stuhi dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, e cila hera-herës era pritet të fitoi shpejtësi deri 18 m/s

Interesting

Post navigation

Previous Post: “Çohu dil jashtë”/ Bieta përzë të ftuarin nga emisioni, çfarë tha ai?
Next Post: Alarm për pensionet, të moshuarit dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e ri të qeverisë, ja çfarë kërkojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme