Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Përfshihet nga flakët banesa! Humbin jetën nënë e bijë

Posted on March 26, 2026 By admin No Comments on Përfshihet nga flakët banesa! Humbin jetën nënë e bijë
Post Views: 1,824

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Volos, ku një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një banesë.
Si pasojë e flakëve, humbën jetën nënë e bijë në zonën e “Agia Paraskevi”. Ndërkohë, në gjendje të rëndë ndodhet djali i vajzës, i cili ka pësuar djegie të shumta dhe është dërguar në spital.

Sipas mediave greke, i riu është intubuar për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa mjekët po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij në një njësi të specializuar për trajtimin e djegieve, sapo gjendja e tij të stabilizohet.

Në vendngjarje ndodhen 16 zjarrfikës dhe 6 automjete, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta që çuan në shpërthimin e zjarrit. Megjithatë, zjarrfikësit kanë gjetur brenda banesës një ngrohës halogjeni të dëmtuar dhe dyshohet se ai mund të ketë qenë shkaku i zjarrit.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Përgatituni/ Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat
Next Post: Nuk ndalen sulmet, raketat Iraniane godasin përsëri Tel Avivin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme