Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar

Posted on March 26, 2026 By admin No Comments on Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar
Post Views: 1,568

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Schramberg, Gjermani dhe një nënë dhe djali i saj 3-vjeçar kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga një kamion.

Aksidenti i rëndë ndodhi pak para orës 09:00 në rrugën Oberndorfer. Një burrë 53-vjeçar po drejtonte një kamion në drejtim të rrugës federale B462, kur dyshohet se për shkak të një problemi shëndetësor humbi kontrollin mbi mjetin e tij tip Mercedes dhe doli nga rruga në krahun e majtë.

Kamioni përplasi fillimisht tre automjete të parkuara dhe më pas u përplas me murin e një ndërtese. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se gjatë kësaj, kamioni goditi në trotuar gruan 29-vjeçare e cila është shqiptare nga Kosova dhe djalin e saj 3-vjeçar.

Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për ndërhyrje, nënë e bir ndërruan jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda.

Drejtuesi i kamionit pësoi lëndime të lehta dhe arriti të dalë vetë nga mjeti. Ai u transportua me ambulancë në spital.

Rruga Oberndorfer mbetet e bllokuar në zonën e aksidentit, ndërsa është vendosur një devijim i trafikut.

Punimet për pastrimin dhe rikuperimin e zonës pritet të zgjasin, ndërsa policia dhe shërbimet e emergjencës vijojnë hetimet dhe asistencën në vendngjarje. Me urdhër të prokurorisë së Rottweil është angazhuar një ekspert për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe të afërm e fqinj të shqiptares të cilët shprehen të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë e ndodhur në lagjen e tyre

Interesting

Post navigation

Previous Post: Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet
Next Post: Po pinte kakao ne një lokal në Tiranë, vajza tr*nditet kur sheh brenda filxhanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme