Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Mëngjes i “vrullshëm” në qeveri, Edi Rama rikthehet në “Vilën 30”, thërret drejtues te rendesishem!

Posted on March 25, 2026 By admin No Comments on Mëngjes i “vrullshëm” në qeveri, Edi Rama rikthehet në “Vilën 30”, thërret drejtues te rendesishem!
Post Views: 3,201

Një mëngjes i vrullshëm ka qenë ky i kësaj të mërkure për kryeministrin Edi Rama. Pas takimeve të mbajtura në zyrën e tij në Kryeministri me kreun e Grupit Parlamentar t PS-së, Taulant Ballën,

zv.kryeministren Albana Koçiu, ministrin për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili, kreu i qeverisë është rikthyer në ambientet e “Vilës 30”.

Në të njëjtin vend, edhe një ditë më parë, ai zhvilloi një sërë takimesh me ministra, zv.ministra dhe drejtues të institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se këto takime kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme.

Mësohet se këtë të mërkurën, në ambientet e “Vilës 30”, kryeministri ka thirrur ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, si dhe drejtorin e AKSHI-t, Igli Tafa. Për këtë të fundit, ky është takimi i dytë brenda 24 orëve, pasi edhe një ditë më parë ishte pjesë e mbledhjeve të zhvilluara nga kreu i qeverisë.

Deri më tani, nuk dihet ende se për çfarë po diskutohet konkretisht në këto takime që po zhvillohen me intensitet në “Vilën 30”.

Interesting

Post navigation

Previous Post: I fundit! Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës
Next Post: LAJM I FUNDIT/ Rama takim URGJENT te “Vila 30” me ministren, ja kush e shoqëron…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme