Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

I fundit! Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës

Posted on March 25, 2026 By admin No Comments on I fundit! Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës
Post Views: 4,807

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka dhënë dorëheqjen pasi koalicioni i saj trepartiak pësoi një humbje të madhe në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo ia paraqiti dorëheqjen Mbretit, tha pallati mbretëror.

Frederiksen mbetet në detyre derisa në formimin e një qeverie të re, si dhe është një nga favoritët për të marrë sërish detyrën në këtë post.

“Bota nuk na pret atje jashtë dhe është vërë vetëm më e trazuar që kur u shpallën zgjedhjet. Duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkëpunuar”, tha ajo.

Tani pritet që të caktohet një “hetues mbretëror” që do të udhëheqë bisedimet për formimin e qeverisë së re.

Partitë janë gati të nisin negociata potencialisht të vështira dhe të gjata për të përcaktuar nëse qeveria e ardhshme do të formohet nga Frederiksen apo nga një udhëheqës tjetër i partisë.

Në pushtet që nga viti 2019, Frederiksen kishte bërë fushatë me premtimin se aftësitë e saj të forta dhe të testuara si udhëheqëse do ta ndihmonin kombin nordik të përballonte një marrëdhënie komplekse me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe përgjigjen evropiane ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Megjithatë, ajo doli e dëmtuar si nga e majta ashtu edhe nga e djathta në vend, ku kriza e kostos së jetesës doli në ballë të shqetësimeve të votuesve.

Shumë nga mbështetësit e saj të krahut të majtë dukeshin të frustruar me një politikë imigracioni që e shihnin si shumë të ashpër, ndërsa disa në të djathtë e shihnin atë shumë të butë dhe të pabesueshme në çështjet ekonomike.

Në Bruksel, Frederiksen respektohet gjerësisht për qëndrimin e saj të qartë ndaj Groenlandës dhe për përpjekjet e saj për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të Danimarkës pas konfliktit në Ukrainë. Por stili i saj negociues shihet nga disa si i ashpër dhe shumë danezë kërkuan ndryshim.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Paralajmërohet “FURTUNË” brenda të majtëve, ndryshime rrënjësore në çdo…
Next Post: Mëngjes i “vrullshëm” në qeveri, Edi Rama rikthehet në “Vilën 30”, thërret drejtues te rendesishem!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme