Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Paralajmërohet “FURTUNË” brenda të majtëve, ndryshime rrënjësore në çdo…

Posted on March 25, 2026 By admin No Comments on Paralajmërohet “FURTUNË” brenda të majtëve, ndryshime rrënjësore në çdo…
Post Views: 1,894

“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, Partia Socialiste do të fitonte!”, kështu u shpreh socialisti dhe kreu i Grupit Parlamentar të së majtëve, Taulant Balla.

Në një konferencë për mediat, socialisti paralajmëroi se do të ketë ndryshime në radhët e tyre, ku sipas tij do të “rifreskohen” edhe emrat e kryetarëve socialistë të bashkive.

“Për t’ju hequr çdo lloj meraku, PS bën sondazhe, ne e ripërsërisim fitoren e 11 Majit nëse zgjedhjet janë të dielën. Ndoshta na plotësohet dhe ajo ëndrra ime e atij mandati që e kam vuajtur shumë, mandati në 4 në Lezhë me votat e Diasporës dhe nuk më del e keqja deri në 2029. Ky është fakt. PS nëse zgjedhjet janë të dielën, por ne nuk kemi kohë për të humbur për këtë fushatë. Do kemi ndryshime në partinë në nivel vendor, në pjesën më të madhe të bashkive.

Do jetë proces konkurrues ku nuk do ketë raste banditeske siç i ndodhi PD në Shkodër ku u rrahën kandidatët me njëri-tjetrin, por do ketë konkurrim dhe për të konkluduar, 12 qershor është momenti festiv. Ndërkohë në shtator fillojnë përgatitjet për zgjedhjet vendore në 61 bashki, aq sa do jetë numri nëse do të ketë një reformë. Fakti që unë kam qenë dje në Rrogozhinë dhe në Kavajë, mendoj se bashkia e Kavajës ka një vëmendje shumë të madhe dhe mirëadministrim shumë të mirë nga ai që ka sot”, tha Balla.

Ndër të tjera, deputeti shtoi se në prioritet të së majtëve është edhe Bashkia e Tiranës, kjo për shkak të mangësive të krijuara nga mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili prej shkurtit të vitit të kaluar ndodhet në qeli.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Mjeket me urdhër të prerë: Kurrë mos hani Domate nëse vuani nga këto probleme shëndetësore
Next Post: I fundit! Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme