Profesorët universitar paralajmërojnë: Lufta nuk mbaron shpejt – po vijnë kohë të vështira!
Profesori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Vanço Uzunov, ka paralajmëruar se lufta aktuale nuk pritet të përfundojë shpejt dhe se pasojat do të ndihen fort edhe në ekonominë e Maqedonisë së Veriut.
Duke folur në emisionin “Biznis21”, Uzunov theksoi se efektet negative do të zgjasin të paktën deri në fund të vitit.
“Ky konflikt do të ketë ndikim edhe te vendet që nuk janë të përfshira drejtpërdrejt. Në botën e sotme globale, pasojat përhapen dhe të gjithë paguajnë çmimin,” u shpreh ai.
“Më së shumti do të vuajnë të varfrit”
Sipas Uzunovit, historia ka treguar se në çdo luftë janë qytetarët ata që e paguajnë faturën, veçanërisht shtresat më të varfra.
“Ne do ta paguajmë këtë krizë, dhe më shumë do ta ndjejnë të varfrit sesa të pasurit. Kjo është një e vërtetë që përsëritet në çdo konflikt,” tha profesori.
Efekte negative deri në fund të vititAi paralajmëroi se kriza do të zgjasë, lufta nuk do të përfundojë shpejt, ekonomia do të goditet edhe më tej
“Minimumi deri në fund të këtij viti do të vazhdojnë efektet negative. Kam frikë se po vijnë kohë të vështira,” përfundoi Uzunov.
Nga ana tjeter profesori universitar Qashif Bakiu, mendon se shtetet e vogla, që nuk marin pjesë në këtë luftë, do të kenë pasoja të mëdha.
“Në kushte të tilla, askush nuk mund të jap parashikim se sa mund të zgjas kjo luftë. Por një gjë êshtë e sigurtë, përveç dëmeve në ekonomitë e mëdha, më keq do ta përjetojnë ekonomitë e dobëta, apo shtetet e vogla me ekonomi jo shumë të zhvilluar. Ndryshimet e çmimeve të derivateve automatikisht do të ndikojnë tek çmimet e konsumit ditor. Nëse ekonomitë e shteteve të fuqishme e kanë më të lehtë të manovrojnë, tek shtetet e vogla me ekonomi jo shumë të zhvilluar, është më e vështirë të manovrohet. Prandaj vlerësoj se pasojat më të mëdha do ti përjetojnë këta të fundit, ndërsa qytetarët e tyre do ta ndjejnë më shumë” deklaroi politologu i njohur dhe profesori universitar Qashif Bakiu