Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Paralajmërohet “FURTUNË” brenda të majtëve, ndryshime rrënjësore në çdo Bashki

Posted on March 24, 2026 By admin No Comments on Paralajmërohet “FURTUNË” brenda të majtëve, ndryshime rrënjësore në çdo Bashki
Post Views: 6,247

“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, Partia Socialiste do të fitonte!”, kështu u shpreh socialisti dhe kreu i Grupit Parlamentar të së majtëve, Taulant Balla.

Në një konferencë për mediat, socialisti paralajmëroi se do të ketë ndryshime në radhët e tyre, ku sipas tij do të “rifreskohen” edhe emrat e kryetarëve socialistë të bashkive.

“Për t’ju hequr çdo lloj meraku, PS bën sondazhe, ne e ripërsërisim fitoren e 11 Majit nëse zgjedhjet janë të dielën. Ndoshta na plotësohet dhe ajo ëndrra ime e atij mandati që e kam vuajtur shumë, mandati në 4 në Lezhë me votat e Diasporës dhe nuk më del e keqja deri në 2029.

Ky është fakt. PS nëse zgjedhjet janë të dielën, por ne nuk kemi kohë për të humbur për këtë fushatë. Do kemi ndryshime në partinë në nivel vendor, në pjesën më të madhe të bashkive”, tha Balla, duke shtuar më tej se fokusi i drejtuesve të PS-së mbetet mirë administrimi dhe investimet lokale, duke përfshirë bashkinë e Kavajës, e cila sipas socialistit ka boshllëqe, kjo dhe si pasojë e menaxhimit të saj nga e djathta.

Ndër të tjera, deputeti shtoi se në prioritet të së majtëve është edhe Bashkia e Tiranës, kjo për shkak të mangësive të krijuara nga mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili prej shkurtit të vitit të kaluar ndodhet në qeli. Ne kete deklarate ai ka lene te kuptohet se synim i PS eshte te zbardhe ose ti jape nje drejtim fatit te bashkise me te madhe ne vend.

Pjesë nga fjala e Taulant Ballës:

Për t’ju hequr çdo lloj meraku, PS bën sondazhe, ne e ripërsërisim fitoren e 11 Majit nëse zgjedhjet janë të dielën. Ndoshta na plotësohet dhe ajo ëndrra ime e atij mandati që e kam vuajtur shumë, mandati në 4 në Lezhë me votat e Diasporës dhe nuk më del e keqja deri në 2029. Ky është fakt. PS nëse zgjedhjet janë të dielën, por ne nuk kemi kohë për të humbur për këtë fushatë. Do kemi ndryshime në partinë në nivel vendor, në pjesën më të madhe të bashkive.

Do jetë proces konkurrues ku nuk do ketë raste banditeske siç i ndodhi PD në Shkodër ku u rrahën kandidatët me njëri-tjetrin, por do ketë konkurrim dhe për të konkluduar, 12 qershor është momenti festiv. Ndërkohë në shtator fillojnë përgatitjet për zgjedhjet vendore në 61 bashki, aq sa do jetë numri nëse do të ketë një reformë. Fakti që unë kam qenë dje në Rrogozhinë dhe në Kavajë, mendoj se bashkia e Kavajës ka një vëmendje shumë të madhe dhe mirëadministrim shumë të mirë nga ai që ka sot.

Kudo ku kam qenë kam lobuar shumë të kërkoj sa më shumë mbështetje nga qeveria për investime qoftë në Kavajë, Rrogozhinë, Vorë, Tiranë aty ku na duhet që deficitin e mungesës së kryetarit të Bashkisë ta mbulojmë.

Interesting

Post navigation

Previous Post: “Mori në shtëpi të dashurin dhe e vr*u”, gazetari zbulon detaje nga KRIMI TR0NDITES i 31-vjeçares: Ja SI NISI
Next Post: E TMERRSHME: Ja çfarë i ndodh Thaçit në Hagë!!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme