Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Mori në shtëpi të dashurin dhe e vr*u”, gazetari zbulon detaje nga KRIMI TR0NDITES i 31-vjeçares: Ja SI NISI

Posted on March 24, 2026 By admin No Comments on “Mori në shtëpi të dashurin dhe e vr*u”, gazetari zbulon detaje nga KRIMI TR0NDITES i 31-vjeçares: Ja SI NISI
Post Views: 4,986

Gazetari Kosov Gjoci dha më shumë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Majac të Podujevës, ku mbetën të vdekur tre persona.

Sipas gazetarit, arsyeja e nisjes së kësaj ngjarjeje dyshohet se është mosmarrëveshja që ka pasur Ardita Gashi, autorja e ngjarjes, me të dashurin e saj Iliaz Brahimi. Sakaq, gazetari sqaroi se nuk dihet ende nëse ka pasur tradhti bashkëshortore nga të dyja palët.

“Ajo çfarë ka thënë Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes zëdhënësit të saj, ka bërë të ditur që gjithçka dyshohet se ka nisur si rezultat i një mosmarrëveshjeje që 31-vjeçarja ka pasur me viktimën e parë, ku viktima nga fshati i tij ka shkuar te shtëpia e saj për të sqaruar problemet që ka pasur.

Edhe kjo lidhje e tyre nuk është sqaruar ende nëse ka pasur ndonjë lidhje jashtëmartesore nga të dyja palët.

Viktima ka shkuar në fshatin e 31-vjeçares në Majac të Podujevës me idenë që të takohen dhe të sqarohen, por mesa duket situata është përshkallëzuar, ku 31-vjeçarja ka përdorur armë dhe ka qëlluar në drejtim të të dashurit, i cili ka qenë në makinë. Më pas është futur në shtëpinë e xhaxhait të vet, ku në gjendje shoku ka marrë peng nusen e xhaxhait të saj, një të moshuar, Miradie Gashi, dhe nga tentimi i familjarëve për ta ndaluar ka shtënë me armë edhe në drejtim të saj, dhe më pas ka tentuar të vrasë edhe veten.

Viktima e parë ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa e moshuara ka ndërruar jetë më pas gjatë mbrëmjes, dhe 31-vjeçarja ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Ende nuk është bërë e qartë se për çfarë motive ajo ka krijuar gjithë këtë situatë dhe prokuroria nuk ka pranuar të japë detaje.

Por, siç ka njoftuar edhe vetë prokuroria, kjo ngjarje me tre viktima ka ardhur si rezultat i mosmarrëveshjes që ka ardhur nga viktima e parë dhe 31-vjeçarja”, u shpreh gazetari.

Interesting

Post navigation

Previous Post: “Duhet të Iargohet menjëherë…” Familja e Selin kërkon përjashtimin e këtij banori nga BBV!
Next Post: Paralajmërohet “FURTUNË” brenda të majtëve, ndryshime rrënjësore në çdo Bashki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme