Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Të shtëna me armë zjarri në vend – plagoset një inspektor i policisë

Posted on March 24, 2026 By admin No Comments on Të shtëna me armë zjarri në vend – plagoset një inspektor i policisë
Post Views: 2,116

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku ka mbetur i plagosur një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një fjalosjeje mes inspektorit të IPK-së dhe një personi tjetër, lidhur me vendosjen e kamerave në një lokal afarist. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, situata ka eskaluar në mënyrë të shpejtë.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se në momentin kur inspektori ka tentuar të çojë dorën drejt çantes, ku dyshohet se ndodhej arma e tij zyrtare, është përballur me të shtëna me armë zjarri nga i dyshuari.

Si pasojë, inspektori ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, ndërsa deri në këtë fazë nuk raportohet për arrestime. Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen në vijim.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Parashikimi i motit per sot dhe neser ne vend!
Next Post: ‘Ik se do të të vras edhe ty’! Tragjedia që tronditi vendin, zbardhen detaje të reja tronditëse nga familjarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme