Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Rrëzohet avioni me më shumë se 110 persona në bord, akoma nuk dihet sa

Posted on March 24, 2026 By admin No Comments on Rrëzohet avioni me më shumë se 110 persona në bord, akoma nuk dihet sa
Post Views: 9,588

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit.

kolumbi

Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar.
Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në vend, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga autoritetet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ajror.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes, Pedro Sanchez.

Sipas tij, njësitë ushtarake kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet numri i viktimave apo shkaqet e aksidentit.

Avioni i përfshirë në incident ishte një C-130 Hercules dhe aksidenti ndodhi në zonën e Puerto Leguízamo, pranë kufirit me Peru.

Ministri Sanchez u ka shprehur ngushëllimet familjeve të të prekurve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë
Next Post: Parashikimi befasues i motit per sot dhe neser ne vend!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme