Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ambasada Amerikane në Tiranë del me njoftimin e forte

Posted on March 23, 2026 By admin No Comments on Ambasada Amerikane në Tiranë del me njoftimin e forte
Post Views: 4,179

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm mbrëmjen e kësaj të diele, ku dhe u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që të tregojnë kujdes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada ka rishpërndarë thirrjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilët u kanë bërë apel amerikanëve në mbarë botën, që të ndjekin me vëmendje udhëzimet e sigurisë, në një kohë kur lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet dhe Irani është zotuar për hakmarrje.

“Amerikanët jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e bërë nga ambasada, ku më tej kanë paralajmëruar dhe për mbyllje periodike të hapësirës ajrore duke sjellë kështu dhe ndërprerje të udhëtimeve.

Për më tepër, ambasada thekson se objektet diplomatike amerikane, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë vendosur në shënjestër nga Irani.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Departamenti i Shtetit u këshillon amerikanëve në mbarë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar. Amerikanët jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara. Mbylljet periodike të hapësirës ajrore mund të shkaktojnë ndërprerje të udhëtimeve. Objektet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar. Grupet mbështetëse të Iranit mund të shënjestrojnë interesa të tjera të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit ose vende të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose amerikanët në të gjithë botën.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Kur nuk pritej! Ndodh e keqja e madhe në familjen e Bardhit! Vjen njoftimi i trishtë
Next Post: Ngjarje e rend3 ne vend, dy gra të..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme