Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sumohet nga qeni i fqinjit

Posted on March 20, 2026 By admin No Comments on E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sumohet nga qeni i fqinjit
Post Views: 2,889

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit në lagjen nr. 4, në hyrje të lagjes “Goricë”.

Sipas informacioneve, në momentin e ngjarjes në vend kanë qenë dy vajza të mitura.

Njëra prej tyre është kafshuar nga qeni dhe është tërhequr zvarrë për disa metra, duke pësuar lëndime që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Banorët e lagjes raportojnë se situata me këtë qen ka qenë problematike prej kohësh, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin.

Sipas burimeve, pavarësisht ankesave dhe apeleve të përsëritura, poseduesi i qenit nuk ka marrë masa për të parandaluar rrezikun.

Ngjarja është referuar për procedim penal, ndërsa e mitura po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Ndotja e ajrit në Tiranë arrin nivele alarmante, ja cila është zona më e ndotur
Next Post: “Nuk e fal kurrë Ilir Metën”, Monika Kryemadhi “hap zemrën” te Grida Duma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme