Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ndotja e ajrit në Tiranë arrin nivele alarmante, ja cila është zona më e ndotur

Posted on March 20, 2026 By admin No Comments on Ndotja e ajrit në Tiranë arrin nivele alarmante, ja cila është zona më e ndotur
Post Views: 9,589

ipas të dhënave të publikuara së fundmi nga platforma globale World Air Quality Index, Tirana po përballet me një krizë mjedisore, ku ndotja e ajrit është kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.

Monitorimet janë kryer në disa zona të kryeqytetit si Rruga “Bardhyl”, Rruga e Kavajës, Ish-Parku i Autobusëve dhe Rruga “Papa Gjon Pali i Dytë”. Në secilën prej tyre u vu re një nivel i lartë ndotjeje, ku përqendrimi i grimcave rezultoi deri në 12 herë më i lartë se normat e lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndotja e ajrit në Tiranë arrin nivele alarmante, ja cila

Monitorimet në disa zona të kryeqyteti
Zona më e ndotur: Rruga Bardhyl (71 AQI).

Stacioni “aqteam” është një nga pikat më të pastra të monitorimit të ajrit në Tiranë, i vendosur pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Shumica e stacioneve janë në nivel “moderuar”, që do të thotë se ajri nuk është i pastër dhe mund të ketë ndikim tek personat me probleme shëndetësore, fëmijët dhe të moshuarit.

Ekspertët paralajmërojnë se pasojat e ndotjes në këto nivele janë të rënda për shëndetin e banorëve, duke prekur kryesisht mushkëritë dhe qarkullimin e gjakut, si dhe duke u bërë burim për sëmundje kronike.

Raporti sugjeron se në mënyrë urgjente duhet të shtohen hapësirat e gjelbërta dhe të merren masa konkrete për uljen e ndotjes në kryeqytet.

Interesting

Post navigation

Previous Post: L*fta në Iran dhe rritja e çmimit të naftës, një tjetër kompani ajrore anulon rreth 1 mijë fluturime
Next Post: E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sumohet nga qeni i fqinjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme