Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

I fundit! Qeveria merr vendimin urgjent! Ulet çmimi i naftës! Ja sa lekë do shitet

Posted on March 20, 2026 By admin No Comments on I fundit! Qeveria merr vendimin urgjent! Ulet çmimi i naftës! Ja sa lekë do shitet
Post Views: 3,011

Qeveria ka vendosur të ulë me 20 për qind akcizën që rëndon në çmimin për litër të karburantit, nafta dhe benzina.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi sonte vonë në mbrëmje se është vendosur që akciza, aktualisht 39.6 lekë, të ulet në 31.68 lekë.

Kjo do të thotë se nafta dhe benzina do të duhet të ulen me 8 lekë.

Sot nafta arriti çmimin 214 lekë për litër duke pësuar gati 20 lekë rritje për litër.

Delvina Ibrahimaj njoftoi gjithashtu se është vendosur të ringrihet Bordi i Transparencës për të mbajtur nën kontroll rritjen e shfrenuar të çmimeve. /noa.al

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, foli në “Top Story” për rritjen e çmimit të naftës, masat që janë marrë për këtë situatë të krijuar si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.

Ajo u shpreh se situata po monitorohet për të shmangur abuzimet, teksa sqaroi edhe përse kemi një diferencë çmimesh nga vendet e rajonit.

“E vërteta është që prej disa vitesh na është dashur të përballojmë kriza të ndryshme. Ne jemi siç kemi bërë me dije, po monitorojmë në bazë ditore luhatjet e çmimeve. Deri tani fatmirësisht rritjet e materialeve të karburantit, që në familjet shqiptare zë një peshë 3%, nuk është kryesorë në shportën e konsumit. Pesha e shportës është publike në të dhënat e INSTAT, ku janë peshat e produkteve të shportës. Është edhe një analizë që e patëm bërë në 2022.

Të fusnim një mekanizëm në ligj, atë të krijimit të bordit të transparencës. Dua të flas për diferencën e çmimeve me vendet e rajonit. Është niveli i taksimit shkak i diferencës. Ata tregtojnë karburantin me nivelin e bursës, vjen diferenca e çmimit nga niveli i taksimit. Në kushte normale zë rreth 54% të çmimit të tregtimit.

Taksën e qarkullimit e kemi treguar që në Shqipëri paguhet në pikat e tregtimit, për litër. Vijojmë të mbajmë në fuqi taksimin për litër pasi nëpërmjet kësaj politike ata që konsumojnë më shumë paguajnë më shumë. Ministria ka nisur një task-forcë që po monitoron abuzimet në treg, por deri më tani nuk ka pasur një abuzim me çmimet”, tha Ibrahimaj.

Interesting

Post navigation

Previous Post: E bujshme! Veliaj përplaset me oficerët e burgjeve, ajo çfarë ka kërkuar do iu habise
Next Post: L*fta në Iran dhe rritja e çmimit të naftës, një tjetër kompani ajrore anulon rreth 1 mijë fluturime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme