Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Rama bën ndryshime në qeveri, zbulohen detajet, ja emrat e rinj

Posted on March 20, 2026 By admin No Comments on Rama bën ndryshime në qeveri, zbulohen detajet, ja emrat e rinj
Post Views: 2,648

Në mbledhjen e qeverisë që u zhvillua këtë të enjte janë marrë disa vendime ndër të cilat është kryer edhe një emërim i ri.

Mësohet se Anisa Ruseti është emëruar zëvëndësministre e Brendshme.

Ruseti ka mbajtur më herët postin e nënkryetares së bashkisë Tiranë.

Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë të enjte emërimin e Anisa Rusetit në postin e zv.ministres së Brendshme.

Vendimi është marrë ditën e sotme gjatë mbledhjes së radhë së qeverisë, duke i besuar Rusetit një rol të rëndësishëm në strukturat drejtuese të Ministrisë së Brendshme.

Ruseti nuk është një emër i panjohur në administratën publike, veçanërisht në Bashkinë e Tiranës.

Gjatë mandatit të parë të kryebashkiakut Erion Veliaj, ajo mbajti detyrën e drejtoreshës për Kreditë e Buta, një rol kyç në politikat socialise dhe të strehimit.

Më pas, në mandatin e dytë të Veliajt, Ruseti u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, ku kontribuoi në drejtimin dhe koordinimin e një sërë projektesh dhe politikash vendore.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Zbulohet “shtëpi bari” në banesën e drejtorit të burgut
Next Post: Merret tjetër vendim për Gjestin, një javë pas arrestimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme