Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Zbulohet “shtëpi bari” në banesën e drejtorit të burgut

Posted on March 20, 2026 By admin No Comments on Zbulohet “shtëpi bari” në banesën e drejtorit të burgut
Post Views: 383

Një operacion i zhvilluar nga policia këtë të enjte, më 19 mars, ka çuar në zbulimin e rreth 4 mijë rrënjëve kanabis në një banesë në zonën e Peqinit.

Aksioni është realizuar pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, të cilat çuan forcat e rendit drejt kësaj prone ku dyshohet se kultivohej lënda narkotike në mënyrë të organizuar.

Sipas burimeve, shtëpia ku u gjetën bimët e kanabisit rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. Ky zhvillim ka shtuar edhe më shumë dyshimet mbi përfshirjen e tij të mundshme në këtë aktivitet të paligjshëm.

Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, autoritetet nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi rolin e tij konkret në këtë rast.

Mësohet se pas ndërhyrjes së policisë, Bilal Hasa nuk është gjetur as në banesën e tij dhe as në vendin e punës, çka ka bërë që ai të shpallet në kërkim.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast të kultivimit të lëndëve narkotike. Panorama

Interesting

Post navigation

Previous Post: Katastrofë/ Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madhe i gazit. Ja çfarë ndodh tani
Next Post: Rama bën ndryshime në qeveri, zbulohen detajet, ja emrat e rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme