Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Temperaturat minimale deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Posted on March 19, 2026 By admin No Comments on Temperaturat minimale deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim
Post Views: 2,622

Prej disa ditësh duket se temperaturat kanë pësuar ulje, të shoqëruara me reshje shiu e madje sot në qarkun e Korçës, më konkretisht në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë, janë regjistruar edhe reshje dëbore.

Toger Eneida Doçi, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim.

Ditën e enjte, moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale shiu me intensitet të ulët dhe të dobët. Megjithatë, do të ketë edhe reshje dëbore, kryesisht në juglindje-verilindje dhe në lindje të territorit, në lartësitë mbi 1000 m.

Sa i përket fundjavës, ditën e premte parashikohet një situatë e qëndrueshme meteorologjike. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, por pa reshje shiu.
Ditën e shtunë dhe atë të diel, moti parashikohet të jetë relativisht i paqëndrueshëm dhe me reshje të dobëta dhe lokale, kryesisht në jug dhe në qendër të territorit.

Edhe për ditën e hënë parashikohet mot kryesisht i paqëndrueshëm. Nga dita e martë e në vijim do të kemi mot relativisht të qëndrueshëm, me kthjellime dhe zhvillim vranësirash mesatare deri të dendura, të përqendruara në relievet malore të territorit.

Reshjet e dëborës do të jenë prezente vetëm për ditën e nesërme. Do të ketë rënie të ndjeshme temperaturash edhe për ditën e premte, sidomos në zonat malore. Parashikohet që temperaturat të zbresin deri në -3°C. Në zonat e ulëta parashikohen temperatura deri në 0°C, ndërsa për zonat bregdetare priten vlera minimale deri në 4°C./tvklan

Interesting

Post navigation

Previous Post: Ngjarje e fundit tek Big Brother, produksioni mund te sjelle Zarf te Zi
Next Post: E RËNDË/ Dy persona qellohen për vdekje pranë aeroportit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme