Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Artani për Brikenën: “B*shtra, desh të më…”/ Familjarët e saj bëjnë veprimin urgjent

Posted on March 19, 2026 By admin No Comments on Artani për Brikenën: “B*shtra, desh të më…”/ Familjarët e saj bëjnë veprimin urgjent
Post Views: 456

Një diskutim mes banorëve në “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar tensione pasi Artani zgjodhi të përdorte një frazë nga filmi i njohur shqiptar, “Vdekja e kalit”.

Gjatë bisedës në grup, në të cilin ishte e pranishme edhe Brikena, ai deklaroi me ironi:
“Vdekja e kalit, vdekja e kalit kur i tha ‘Bushtra, desh të më provokonte’. E keni parë filmin?”

Kjo fjali shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Brikenës, e cila i kërkoi shpjegime rreth qëllimit të këtij citimi: “Qysh? Çfarë ka lidhje kjo ‘Bushtra desh të më provokonte?”

Incidenti nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të shtëpisë. Familjarët e Brikenës, të cilët kanë nën menaxhim profilet e saj në rrjetet sociale, e kanë dënuar ashpër këtë moment.

Përmes një reagimi në Instagram, ku kanë shpërndarë edhe videon e ngjarjes, ata e konsideruan gjuhën e përdorur si ofenduese dhe kërkuan ndërhyrjen e formatit. Ne mesazhin e tyre thuhet se:

“Loja ka limite, por edukata është detyrim! Është e turpshme që një banor përdor krahasime me filma për të ofenduar Brikenën me termin ‘B*****’ (e dihet shumë mirë çfarë nënkupton ajo fjalë në atë film). Mosha nuk është asnjëherë arsyetim për të cenuar dinjitetin e një vajze në ekran kombëtar. Familja dhe ne si menaxhim i Brikenës jemi të shokuar nga kjo gjuhë dhe presim reagim nga produksioni. Nuk do të lejojmë asnjë lloj bullizimi ndaj saj!”

Theksojmë se gjuha e përdorur dhe kufijtë e etikës në bashkëjetesën brenda “Big Brother” mbeten një temë e ndjeshme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një qëndrim zyrtar nga ana e produksionit pas thirrjes publike të familjes.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Rikthehet acari! Vjen “dimri” në Pranverë/ Moti i pazakontë “mbërthen” Shqipërinë, reshje dëbore në…
Next Post: Komuniteti Mysliman njofton besimtarët Myslimanë se si do falet namazi i Bajramit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme