Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Vdès në moshë të re gazetarja e njohur

Posted on March 19, 2026 By admin No Comments on Vdès në moshë të re gazetarja e njohur
Post Views: 314

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi, e cila u nda nga jeta në një moshë shumë të re.

Në një telegram ngushëllimi, AGK thekson se Elifja kishte përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë në Universiteti i Prishtinës dhe gjatë karrierës së saj kishte punuar në media të ndryshme në Kosovë.

Në vitet e fundit ajo kishte shërbyer si zëdhënëse e klubit të futbollit KF Drita në Gjilan.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi. AGK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën”, thuhet në reagim.

Ndarja e saj nga jeta ka tronditur komunitetin e mediave dhe sportit në Kosovë, ku Elife Sherifi njihej si një profesioniste e përkushtuar dhe e respektuar.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Sh*kon e reja: E ndaj burrin me mamin dhe motrën, jua jap kur s’jam në humor!
Next Post: DASH shton listën me 12 vende të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme