Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Rikthehet acari! Vjen “dimri” në Pranverë/ Moti i pazakontë “mbërthen” Shqipërinë

Posted on March 19, 2026 By admin No Comments on Rikthehet acari! Vjen “dimri” në Pranverë/ Moti i pazakontë “mbërthen” Shqipërinë
Post Views: 106

Në prag të ditëve që priteshin të sillnin ngrohtësi dhe diell, moti në Shqipëri ka marrë një kthesë të papritur. Reshjet e shiut që nisën lehtë një ditë më parë, po intensifikohen sot duke u shoqëruar me shtrëngata në disa qarqe të vendit.

Zonat si Shkodra, Kukësi, Durrësi dhe Vlora do të përjetojnë mot më të paqëndrueshëm, ndërsa në pjesën tjetër reshjet do të jenë më të dobëta.

Por surpriza më e madhe vjen nga zonat malore, ku mbi 900 metra pritet rikthimi i dëborës.

Veriu i vendit do të jetë më i prekuri, duke krijuar një panoramë tipike dimërore në mes të marsit. Temperaturat në këto zona do të zbresin deri në -1°C, duke rikthyer ndjesinë e acarit.

Ky ndryshim i menjëhershëm i motit pritet të jetë i përkohshëm, por mjaftueshëm për të kujtuar se dimri ende nuk ka thënë fjalën e fundit.

Reshjet e dëborës janë rikthyer në Korçë.

Në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë janë regjistruar reshje dëbore duke na sjellë sërish “aromën” e dimrit.

Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët gjatë orëve të para të mëngjesit.

Firma kontraktore ka ndërhyrë me pastrimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen duke kriposur aksin nacional.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Nje ngjarje e rende eshte raportuar ne Itali
Next Post: AKU bllokon Red BULL, e pabesueshme çfarë zbuluan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme