Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

VIDEO/ Frikë dhe ankth në ajër! Avioni me 200 shqiptarë mbetet në qiell, pilotët tentojnë që të…

Posted on March 19, 2026 By admin No Comments on VIDEO/ Frikë dhe ankth në ajër! Avioni me 200 shqiptarë mbetet në qiell, pilotët tentojnë që të…
Post Views: 381

Një incident si pasojë e kushteve atmosferike është regjistruar këtë të mërkurë, ku 200 pasagjerë shqiptarë janë detyruar që të përballen me momente tensioni dhe frike.

Fluturimi i linjës Wizz Air, i nisur nga Tirana drejt Gjenovës, u përball me kushte të vështira atmosferike që penguan uljen në aeroportin përkatës.

Pavarësisht përpjekjeve të përsëritura të pilotëve, të cilët tentuan dy herë që të ateronin, ata nuk kanë mundur kjo si pasojë e motit të keq. Në këto rrethana, ata u detyruan që të devijonin avionin drejt Torinos, ku u ul në orën 13:00.

Por, sikur të mos mjaftonte me kaq, terrori për qytetarët shqiptarë nuk ka përfunduar. Burime për Euronews Albania kanë bërë të ditur se udhëtarët janë përballur me mungesë informacioni dhe neglizhence në aeroportin e Torinos.

Ndonëse atyre u është premtuar se do të transportoheshin me autobus drejt Gjenovës, deri më tani nuk kanë pasur asnjë përgjigje konkrete.

Në pamjet e mëposhtme shihet teksa pasagjerët qëndrojnë në grupe, duke kërkuar sqarime dhe zgjidhje për të vijuar udhëtimin për në destinacionin e tyre përfundimtar.

VIDEO

Interesting

Post navigation

Previous Post: Familjarët e 25-vjeçares hodhën akuza se e dhunonte, reagon për herë të parë ish-VJEHRRA e Xhuana Nikollajt
Next Post: Rritja e çmimit të naftës/ Rama lëshon paralajmërimin për furnizuesit: Mos prisni…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme