Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

LiDL” vjen në Shqipëri, “tronditet” tregu i supermarketeve/ Çfarë pritet të…

Posted on March 19, 2026 By admin No Comments on LiDL” vjen në Shqipëri, “tronditet” tregu i supermarketeve/ Çfarë pritet të…
Post Views: 59

Gjigandi gjerman i supermarketeve LiDL, do të investojë 105 milionë euro në Shqipëri për ndërtimin e një qendre logjistike, e cila do të shërbejë si objekt kryesor për magazinimin e produkteve me shumicë.

Projekti madhor do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 200 mijë metrash katrorë në Porto Romano.

Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin “Investitor Strategjik” për projektin “LiDL – Shqipëria Qendër Logjistike” dhe i ka vendosur kompanisë gjermane në dispozicion tokën e kërkuar me qira afatgjatë.

Produktet e magazinuara synojnë të furnizojnë si tregun shqiptar, duke lehtësuar grumbullimin, mirëmbajtjen dhe shpërndarjen e produkteve vendase, ashtu si dhe promovimin dhe eksportin e jashtëm të këtyre produkteve.

LiDL synon gjithashtu të operojë në tregun shqiptar duke krijuar operacione të shitjes me pakicë përmes një rrjeti të gjerë supermarketesh. Projekti i investimit i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikon të punësojë rreth 2500 persona.

Lidl” njihet për çmimet e ulëta të produkteve dhe pritet të shkaktojë tronditje në rrjetin e supermarketeve në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Interesting

Post navigation

Previous Post: Shteti gjеrmаn аnulоn më shumë sе 8 mijë lеjе qëndrimi, shqірtаrët në kryе të listës
Next Post: Lufta Iran-Izrael, më në fund konfirmohet nje lajm i forte. Nuk mund të fshihej më

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme