Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet brenda kampit demokrat, që nga ndryshimet në statut apo dhe zgjedhja e kreut të ri të kësaj partie.
I ftuar ne News24, ai tha se PD shte në faze riorganizimi, ndersa konfirmoi se i pari në liste per te garuar per kryetar të kesaj force, eshte Sali Berisha.
“PD eshtë ne fazën e riorganizimit sipas statutit te partise. Jemi ne normalitet. Normalitet i domosdoshëm per zera brenda PD dhe përtej saj.
Kjo eshtë bashkangjitur dhe me kerkesën e grupit parlamentar, ku i eshtë kerkuar deputetëve te PD që
te jenë më pranë qytetarëve, që ti ftojne ne
protesta”,
, tha ai.
Pyetjes nëse ka garë reale per kreun e ri të PD-së,
Boçi tha se gara eshtë shpallur.
“Ditët në vijim besoj se do të ketë kandidatura. Se do
te bëjmë si Mago Lakrori, do të gjejmë një ‘Mago.
Kandidati i pare eshte kryetari aktual, Berisha. Secili
ka ambicie mund të hedhë kandidaturën, që të
plotesoje kushtet. Nuk besoj se PD ka luksin që të hapet kaq shume. Të hapet, por jo çdo njeri që ka ambicie duhet te jesh pjesë e garës. Ka disa pika ne statut. Ka shumë persona që permbushin këto kushte, por varet nga ambicia. Zyrtare nuk ka asgjë
(Në rastin e Evi Kokalarit). Zyrtare eshte kur
zyrtarizohesh nga forumet e partisë. Ndërkohë që
secili e ka të drejtë që të shprehë ambicien e tij. Nuk ka pasur vjedhje votash në garat e brendshme të PD
dhe jo më ne garën qe zgjidhet kryetari i kesaj
Duke iu përgjigjur zërave kritike që nuk do të jetë garë brenda PD për kryetarin e ri, ai tha se këto mendime e shëndoshin partinë.
“Unë vij nga një garë për zgjedhjen e kryetarit të PD në Shkodër. Ishte garë modele. Demokracia e brendshme është funksionale. Ka një risi që tregon shkallën e demokracise së nje partie politike. Kemi dhe 5 drejtuese qe vine nga grate e PD. Une kam ambicie që të rikandidoj për postin e nënkryetarin e PD”, tha ai. Duke u ndalur te propozimi i Salianjit që nuk duhet të ndryshojë neni 46, Boçi shtoi; “Nuk eshtë akuzë, por propozim. Statut ka rëndësi që të garantojë parimet”.
Boçi u pyet për zerat se Salianji mund të garojë për kryetar partie.
“Statusi i Salianjit? | vetëpërcaktuar! I
vetëpërjashtuar. Ai eshtë anëtar i PD-së. Kriteret i trajton grupi i punes, nuk jam ketu me autoritetin e tyre. Se shpreha këtë as me zonjën Kokalari dhe do të bëja diskriminim nëse shprehesha për një tjetër.
Grupi që do të ngrihet për verifikimin e kandidatëve, eshtë ai që do të vendosë. Unë jam nënkryetar i PD që kam si detyrë organizimin e partisë. Preferoj të jem zyrtar dhe korrekt.”, tha ai.