Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Nëse këmba e një ushtari amerikan shkel tokën tonë”, Irani kërcënon SHBA-në

Posted on March 18, 2026 By admin No Comments on “Nëse këmba e një ushtari amerikan shkel tokën tonë”, Irani kërcënon SHBA-në
Views: 627

“Nëse këmba e një ushtari amerikan shkel tokën tonë, SHBA-ja do të përballet me një Vietnam tjetër”: Duke folur nga zyra e tij në Teheran, zv/ministri i jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, pohoi se vendi i tij është i gatshëm ta vazhdojë luftën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, dhe shtoi se Republika Islamike nuk është aktualisht e fokusuar tek gjetja e një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit.

“Thjesht lexoni për atë që ndodhi në Vietnam. Ushtarët amerikanë mund të përballen me një fat të ngjashëm edhe këtu në Iran. Ata e kuptojnë se kush i tërhoqi në këtë luftë, mund t`i tërheqë edhe në një situatë tjetër të vështirë”, shprehet Saeed Khatibzadeh, zv/ministër i jashtëm i Iranit.

Deklarata e numrit dy të diplomacisë iraniane vjen pas dy javësh konflikti shkatërrues që ka lënë gati 1,500 iranianë të vrarë në luftën me SHBA-në dhe Izraelin dhe miliona iranianë të zhvendosur.

Ajo u bë ndërkohë në ditën kur shteti hebre njoftoi se forcat e tij të mbrojtjes kanë goditur e vrarë kreun e sigurisë së Iranit, Ali Larijani, gjatë një sulmi në Teheran, vdekje kjo të cilën Irani vetë ende nuk e ka konfirmuar.

Larijani është sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë Kombëtar të Sigurisë së Iranit, ndërsa është përshkruar nga shtypi vendas edhe e si këshilltar i liderit të mëparshëm suprem, Ali Khamenei.

Ai kishte shërbyer më parë për 12 vjet si kryetar i parlamentit të Iranit dhe përshkruhej si një “konservator i moderuar”, e kishte qenë kryenegociatori bërthamor i Republikës Islamike në periudhën e viteve 2005 dhe 2007.

Interesting

Post navigation

Previous Post: My sister slept with my husband and got pregnant
Next Post: Shtrenjtohet sërish nafta, ja sa arrin çmimi në karburantet e kryeqytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme