Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Nderron jete në lokal xhaxhai i banores së famshme të Big Brother

Posted on March 17, 2026 By admin No Comments on Nderron jete në lokal xhaxhai i banores së famshme të Big Brother
Views: 2,664

Rasim Binakaj, 38-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga arma e zjarrit, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.

Lidhja e tyre është mësuar nga kërkimet në rrjetet sociale ku është parë që në vitin 2021, tashmë i ndjeri, kishte njoftuar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku kishin mbetur të vdekura nëna dhe motra e Elijones.

Nga kërkimet është parë se i ndjeri ka fotografi dhe me babain e ish-banores.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili dha detaje për vrasjen që ndodhi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, ka bërë të ditur Elezaj.

Ndërkohë, si i dyshuar për vrasjen e tij po kërkohet Nexhdet Zymberaj, i cili është pronar i lokalit “My Place” në Gjakovë, ku edhe dyshohet se ndodhi përleshja.

Elezaj shtoi se i dyshuari ndodhet në kërkim nga Policia e Kosovës dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë gëzhoja të armës dhe një mjet të mprehtë, ndërsa prokuroria e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë”.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Merr fund marrezia! Qeveria merr vendim drastik qe prek mijera shqiptare
Next Post: Flet shqiptari që iku nga Irani: Ja ç’po ndodh atje që nuk e mendoni kurre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme