Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

TRAGJEDI NË TIRANË! Trupi i gruas ende i shtrirë në asfalt, bashkëshorti shpërthen në lot dhe zë kokën me dorë kur e sheh të vdekur

Posted on March 17, 2026 By admin No Comments on TRAGJEDI NË TIRANË! Trupi i gruas ende i shtrirë në asfalt, bashkëshorti shpërthen në lot dhe zë kokën me dorë kur e sheh të vdekur
Views: 3,083

Pamje të rënda janë publikuar nga ngjarja e regjistruar këtë paradite në kryeqytet, ku në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë një grua, identiteti i së cilës ende nuk dihet, është përplasur për vdekje.

Sipas informacioneve paraprake, autoboti me ujë goditi gruan, e cila po lëviste me një motor të vogël elektrik. Përplasja rezultoi fatale, pasi viktima nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Pamjet nga vendi i aksidentit janë tronditëse ku trupi i pajetë i gruas shihet i shtrirë në tokë, ndërsa pranë saj ndodhet edhe mjeti i saj elektrik, i dëmtuar nga përplasja.

Zona është rrethuar menjëherë nga forcat e policisë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e urgjencës.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se pas aksidentit kanë mbërritur edhe familjarët e viktimës. Bashkëshorti i saj është parë në gjendje të rënduar, teksa ka shpërthyer në lot pranë vendit ku humbi jetën shoqja e tij e jetës.

Ndërkohë, drejtuesi i autobotit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është fotografuar i tronditur dhe i frikësuar, teksa ka pritur mbërritjen e efektivëve të policisë për vijimin e procedurave ligjore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia me qëllim për të zbardhur dhe identitetin e viktimës si dhe të shoferit që shkaktoi aksidentin.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Pushimet e prillit per shkollat 2026
Next Post: Muço: Konflikti në Lindjen e Mesme do të godasë xhepat e shqiptarëve, ja çfarë pritet të ndodhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme