Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

Posted on March 17, 2026 By admin No Comments on Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Views: 1,553

Llogaritë bankare të shqiptarëve nëpër botë do të jenë të njohura edhe për shtetin shqiptar.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave të 5 marsit, Shqipëria ka sjellë rregulla të reja për “shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, duke përparuar në fushën e transparencës fiskale ndërkombëtare, pasi për herë të parë përfshin edhe kriptoasetet.

“Është një aksion për të luftuar krimin ekonomik dhe evazionin fiskal. Është edhe një hap që na afron si vend të sigurt për në BE, një kërkesë e tyre që thjeshtëzon gjurmueshmërinë”, u shpreh Romina Radoshiqi, eksperte ekonomie.

Si pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare për raportimin e përbashkët që prej 2020, bankat dhe institucionet financiare mbledhin të dhëna rreth llogarive të rezidentëve jashtë Shqipërisë dhe njësoj veprojnë edhe autoritetet tatimore të tjera që dërgojnë informacionin bankar që shqiptarët mbajnë jashtë vendit. Por a quhet ky një kontroll mbi të ardhurat?

“Jo, nuk është një kontroll, sepse këto janë forma deklarimi. Kjo është një mënyrë shkëmbimi automatik për të ushtruar presionin e mosfshehjes së parave e moslejimit të informalitetit dhe evazionit”, u shpreh Romina Radoshiqi, eksperte ekonomie.

Të dhënat që duhet të raportohen lidhen qoftë me identitetin e personit që zotëron llogarinë, apo edhe me vlerën që ka në fund të vitit. Risia e 2026 është përfshirja në rrjetin e raportimit, transaksionet e shitjes apo blerjes së kriptomonedhave si Bitcoin nëpërmjet platformave që veprojnë ose kanë klientë në Shqipëri./Top Channel

Interesting

Post navigation

Previous Post: Isha në një kafene me djalin dhe nusen time kur një grua e panjohur vendosi një kuti blu mbi tavolinë dhe tha: “Do të të duhet kjo sonte.” Para se ta pyesja diçka, ajo u largua. E mora me vete dhe e hapa vetëm kur u ktheva në shtëpi… dhe mbeta pa fjalë.
Next Post: Vendi fqinj goditet nga një tjetër tërmet. Sa ishte forca e lëkundjeve, epiqendra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme