Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën” Media e njohur

Posted on March 17, 2026 By admin No Comments on “Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën” Media e njohur
Post Views: 14

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është në një gjendje kritike dhe po mbahet në jetë me ndihmën e makinerive të frymëmarrjes.

The Sun raporton se 56-vjeçari u plagos rëndë gjatë një sulmi ajror që gjithashtu shkaktoi vdekjen e të atit, ish-liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, si dhe të gruas dhe djalit të tij 8-vjeçar.

Burime pranë spitalit Sina University Hospital në Teheran bëjnë me dije se Khamenei është në koma, i dëmtuar rëndë në këmbë dhe me lëndime të mundshme në mëlçi dhe stomak, dhe mbijetesa e tij varet plotësisht nga aparaturat e suportit jetësor.

Megjithëse Mojtaba Khamenei është figura simbolike, Irani po drejtohet praktikisht nga Gardat Revolucionare Islamike, të cilët vazhdojnë të kryejnë sulme me dronë dhe raketa në rajon.

Burime diplomatike amerikane dhe izraelite besojnë se ai është i paaftë për të marrë vendime të përditshme dhe se shteti po funksionon në mënyrë automatike sipas planit të krijuar nga lideri i ndjerë.

Në një deklaratë të lexuar nga një gazetare shtetërore, Khamenei premtoi hakmarrje për vdekjen e babait të tij dhe mbrojtjen e “martirëve” të Iranit, duke kërcënuar se “lumë do të rrjedhin me gjak”.

Ai gjithashtu deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbahet e mbyllur, duke kërcënuar indirekt rrugët e energjisë dhe tregjet ndërkombëtare.Euronews

Interesting

Post navigation

Previous Post: PD shkon në zgjedhje për Kryetar, ja data kur do mbahen!
Next Post: 11 të tjerë në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme